leoni

Ka filluar ndërrimi i shtyllave ndriçuese në sheshin Adem Jashari në Skenderaj

Komuna e Skenderajt në kuadër të projektit të ndriçimit efiçient të hapësirave publike ka filluar ndërrimin e shtyllave ndriçuese në sheshin Adem Jashari. Projekti ka për qëllim rritjen e cilësisë së ndriçimit të hapësirave publike dhe zvogëlimin e shpenzimit të energjisë elektrike.

Projekti përfshinë ndërrimin e shtyllave ndriçuese në sheshin Adem Jashari, në parkun Shaban Polluzha, ndërrimin e ndriçuesve në rrugët kryesore të qytetit dhe sigurimin e ndriçimit për disa rrugë të lagjeve të Skenderajt.

Ky projekt do të mundësojë ndriçim më cilësor dhe me më pak shpenzime të hapësirave publike në qytetin e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …