Enver Hoxha

Bardhyl Hazizaj: Shtatorja e Enver Hoxhës e ka vendin te “Sheshi Skënderbej”, të hiqen bustet e atyre që i bënë varrin Shqipërisë!

Diskutohet për të bërë një referendum për Enver Hoxhën. Dakord. Por debati që është hapur në ‘DITA’ mund të zgjerohet edhe më tej për shumë figura dhe ngjarje të historisë sonë kombëtare. Sepse shqiptarët gjithmonë janë gjetur në shumicën e kohës të ndarë e të përçarë, bile ndonjëherë janë rreshtuar në anën e gabuar, për të arritur synimet e tyre karrieriste ose të luftës për pushtet. Kthimi i kokës prapa është domosdoshmëri.

Sot në Tiranë në vendet më të frekuentuara nga populli dhe turistët janë ekspozuar bustet e  tradhtarëve, me të vetmin qëllim të mohohet Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të rehabilitojnë tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e fashizmit! Shikoni: Statuja e Zogut ka zënë Bulevardin kryesor të Tiranës! Ismail Qemali është i fshehur pas një ferre. Enver Hoxha u hoq nga sheshi “Skënderbej” nga ata që sollën shkatërrimin e vendit dhe i kanë bërë njëmijë e një të zeza kombit shqiptar!

Qeveria, Presidenti duhet t’i kthejnë nderin vendit duke shfuqizuar disa dekrete që u bënë për të nderuar gjithë kriminelët, banditët, kolaboracionistet e diversantët! Historia duhet të rishikohet por jo të manipulohet! E vërteta ekziston dhe duhet pohuar!

Xh. Staravecka te libri i tij “Para gjyqit të Historisë” shkruan: “Qazim Koculi që çliroi Vlorën më 1920, në 7 Prill 1939 u bashkua me Italinë fashiste dhe u vra nga një bashkëpunëtor tjetër i Italisë, Halil Alia nga Dibra! Sot Halil Alisë i është ngritur lapidar nga pinjollët e fashizmit!

Zogu injoroi Luftën e Vlorës kur u bë mbret edhe Luftës Nacionalçlirimtare ju kundërvu dhe pas çlirimit e mohoi! Ai edhe pse ne azil nuk rreshti se punuari me organizatat tradhtare për t’i bërë varrin Shqipërisë! Dihet nga të gjithë se kush është Zogu dhe si erdhi në pushtet!

Shqipëria e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut nuk ishte dardha e 7 Prillit 1939 kur “Heroi” i Burgajetit e braktisi dhe ia mbathi jashtë me gjithë oborrtarë e thesarin e vjedhur! Çlirimi i Shqipërisë  është epopeja e shkëlqyer e popullit trim shqiptar.

Prandaj le t’i themi gjërat hapur.

Kush është Enver Hoxha ? Enver Hoxha është udhëheqës i madh e i lavdishëm i PPSH-së, shtetit dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Prijës legjendar, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura më e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Enver Hoxha ngriti kurdoherë lartë zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vëllezërve shqiptarë të Kosovës.  Nën drejtimin e Tij  shtetit shqiptar bëri hapa vigane në të gjitha drejtimet.

Ai zhduku gjakmarrjen dhe hakmarrjen, ngriti një shërbim profilaktik shëndetësor falas dhe zhduku sëmundjet shekullore të popullit shqiptar si tifoja, malaria e sëmundje të tjera ngjitëse. E çoi Shqipërinë nga legjenda e misrit te sigurimi i bukës në vend, nga parmenda te prodhimi i traktorit të markës shqiptare,nga pushka me gjalmë të avionët e raketat,nga 75% analfabet në zhdukjen e analfabetizmit, nga bishtuku e pisha te drita elektrike në çdo shtëpi. Ai zhduku taksat dhe taksidarët që ja merrnin gjakun popullit!

Në vitet e socializmit jetëgjatësia e popullit arriti 71.6 vjet në krahasim me vitin 1964 ku ishte 64.9 vjet ose 38.3 në vitin 1938. Çdo vit futeshin 45-50 mijë forca të reja në punë. Çdo shtetas kishte 0.84 frymë ne ngarkim sot ka familje e fshatra të tëra që nuk marrin asnjë të ardhur. U bëmë vendi i parë në botë për nga numri i digave për fryme, ndërsa sot jemi pa ujë e pa drita, që të paktën këto të dyja sot duhej të ishin pa lekë, pasi janë ngritur nga kontributi i të gjithëve.

Prandaj Shtatorja e Enver Hoxhës  e ka vendin te “Sheshi Skënderbej” atje ku e vendosi populli dhe të hiqen bustet e atyre që e shitën dhe i bënë varrin Shqipërisë! Ai e udhëhoqi Shqipërinë për gjysmë shekulli dhe historia jonë pak më shumë se 100-vjeçare e shtetit shqiptar pjesëtohet për dy.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …