Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti: Me 22 tetor do t’i japim fund periudhes se izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës

Zenun Pajaziti: Me 22 tetor do t’i japim fund periudhes se izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti, thotë se në në zgjedhjet e 22 tetorit do t’i jepet fund izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Pajaziti ka bërë të ditur se ka marrë besimin nga Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan që ai të jetë kandidat për kryetar. “Kjo është një përgjegjësi që e kam pranuar menjëherë sepse kam dëshirë të shërbej dhe të jap kontributin tim direkt përmes qeverisjes lokale në qytetin tonë”. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje. Do të punoj pa u ndalur asnjë moment, që Gjilani dhe Anamorava të fuqizohen dhe zhvillohen sa më shumë sepse qytetarët tanë janë më punëtorët dhe kanë traditë të punës, ka shkruar Pajaziti.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Kurti po e mban peng formimin e institucioneve, Aleanca refuzon takimin pa përmbushjen e gjashtë kërkesave

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia …