Stavileci: PDK-ja brenda dy ditësh zyrtarizon kandidatët e saj për kryetar të komunave

Stavileci: PDK-ja brenda dy ditësh zyrtarizon kandidatët për kryetar të komunave të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës  është në fazën finale të përcaktimit të kandidatëve të saj për kryetarë komunash. Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë për “lajmi.net” se nesër ose pasnesër do të përfundojnë me përcaktimin e kandidatëve me të cilët kjo parti do të garojë në zgjedhjet lokale. “Jemi në fazën më të ngjeshur dhe përfundimtare të përcaktimeve finale. Nesër ose pasnesër përfundojmë”, ka deklaruar Stavileci. Zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe për asamblistë komunalë do të mbahen më 22 tetor, ndërsa fushata elektorale do të zgjasë një muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …