Njoftim nga MI-ja

Ministria e Infrastrukturës i njoftojnë të gjitha palët e përfshira në procesin e testimit të kandidatëve për Patentë Shoferi se: në përputhje me nenin 66 të Ligjit Nr. 05/L – 064 për Patentë Shoferi,  paragrafit 1 të nenit 21 dhe paragrafit 2 të nenit 37 të Udhëzimit Administrativ Nr.14/2017 për dhënien e provimit për Patentë -Shoferi, se nga data 01.09.2017 kandidatët do t’i nënshtrohen provimit në pjesën praktike në dy faza:

  1. Testimi në Poligon, dhe

  2. Testimi në Rrugët Publike.

Kjo vlen për të gjithë kandidatet e të gjitha kategorive për Patentë Shoferi. Ministria përkatësisht Departamenti për Patentë -Shofer, ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe profesionale në mënyrë që të fillohet me kohë dhe në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …