Brickos

Ministri Lekaj njofton se pika doganore do të zhvendoset në Glloboçicë

Lekaj: Java që po vjen do të jetë me zhvillime pozitive në kuptim të bërjes së institucioneve të reja

Në koalicionin PDK-AAK-Nisma janë optimist se java e ardhshme mund të jetë me zhvillime pozitive për krijimin e institucioneve të reja. Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se kjo mund të ndodhë pasi ka pasur reflektim të një spektri politik parlamentar. Sipas tij disa parti duke aluduar në Vetëvendosjen dhe LDK-në e kanë shfrytëzuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke e vonuar qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë.

“Java që po vjen dhe reflektimi pozitiv i një pjese të spektrit politik parlamentar, besojmë që do të jetë me zhvillime pozitive në kuptim të bërjes së institucioneve të reja. Ata kanë dashtë që duke shfrytëzuar një “pikë” të dobët në këtë drejtim atë të refuzimit të kandidaturës së koalicionit tonë për kryetar Kuvendi, kanë vonuar qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë dhe vazhdimin e punëve të shumta që e presin Kosovën. Pra nuk e kanë pasur as më të voglën përgjegjësi që ta ndihmojnë procesin duke mos pranuar se kryetari i Kuvendit i takon PAN-it”, ka thënë Pal Lekaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …