Mr. Lulzim A. Beqiri

Lulzim Beqiri: Letër publike drejtuar ambasadores së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova

E nderura, Nataliya Apostolova  përfaqësuese speciale e zyrës së BE-së në Prishtinë, unë jam një qytetar i Republikës së Kosovës, një i ri që ka shumë ambicie dhe dëshirë të jetë një ditë pjesë e familjes së madhe evropiane pra BE-së, ajo çka më shtyri të shkruaj është situata ekonomike në vendin tim, padrejtësitë që i bëhen rinisë në punësim, diskriminimi në baza partiake, kam dëshirë të na informoni për disa gjera në Bashkimin Evropian  rreth punësimit, nepotizmit, korrupsionit etj.

Në vendin tim ka shumë nepotizëm nga të gjitha partitë politike, nuk ka rendësi përgatitja profesionale, provoja e punës, shkathtësitë e ndryshme, kriter kryesor është me qenë militant i një subjekti politik, pastaj të tjerat nuk kanë rendësi dhe e siguron një vend pune, harrova të them se s’ka rendësi cilës parti i përket në Kosovë (ato e kanë nda kulaçin pra  dikasteret ku me i punësua militantet e vetë), pyetja ime është: Në Familjen e madhe të Bashkimit Evropian a ndodh një krim i tillë?

Po të shpjegoj më gjerësisht shqetësimin tim si i ri i kësaj Republike që paraprakisht ju falënderoj që po na ndihmoni në rrugëtimin tonë drejt vlerave tuaja që aktualisht përfaqësoni.

Ambasadore e nderuar, një i ri në Kosovë nuk ka vullnet për të konkurrua në një vend pune, dhe a e dini pse, ose me thjesht pyetja e parë mes kandidateve është se për në atë vend ka një vit që është duke punuar  dikush tjetër e i cili pritet të merr atë vend pune edhe zyrtarisht.

Para afro një muaji Administrata Tatimore e Kosovës ( ATK), kishte shpallur konkurs për inspektor tatimor, dhe në këtë konkurs kishin konkurrua hiç më pak se 2000 veta, pas procedurave rekrutuese arrin të pranohen kryesisht militant të partive në pushtet. A ndodh kjo në Bullgarin tuaj të dashur?, a ndodh kjo në Bashkimin Evropian, a ndodh që 1970 veta të refuzohen dhe të pranohen 30 kryesisht militant partiak, çka me ata që s’kanë një parti politike a ndodh kjo në BE. A e dini se në këtë konkurs janë pranua edhe ata që testin se kishin kalua, ky vend nuk ka drejtësi ambasadore, nejse me fal që ty po të drejtohem, e di që kishe me thënë se për këto i keni udhëheqësit tuaj,  ambasadore e nderuar këta politikan na kanë lënë të izoluar, ky vend ka mund  me mirë me kanë veç drejtësia në vend me kanë.

Ka edhe 1001 konkurse tjera që manipulohet, manipulohet në arsim, në doganë, në komunë, në administratë, manipulohet edhe me veteran, me pensione me trustin pensional, këtu manipulohet edhe me të vdekur nga kjo garniturë e politikanëve, pra ne  këtu keq i kemi punët.

Ambasadore e nderuar, nuk po të bezdisi më shumë, po s’kam qare pa të thënë  edhe nja dy fjalë:

E nderuara Ambasadore, a e dinë që ne i kemi humb shpresat në këta politikan, unë shumicën e këtyre udhëheqësve i kam pas profesor në fakultetin ekonomik, në atë kohë na kanë ligjërua se  nuk duhet lejua nepotizmi, korrupsioni, dhe dukurit negative e në realitet tashmë ata po i bëjnë vet.

Në takimet tuaja a ju flisni politikanëve tanë se nuk bën me e mbështet nepotizmin, të lutem thuaju atyre se rinin po e detyroni me emigrua pa dëshirën e tyre shkaku i nepotizmit, korrupsionit, ne nuk kemi faj pse kemi këtë garniturë të çoroditur politikanësh, ju lutem thajuni atyre  se jemi lodh me ju, jo pse ne nuk ju themi çdo ditë mirëpo neve s’po na dëgjon askush.

Kam edhe këto pyetje: A ndodh në BE ose në Bullgari me u pranua në punë pa mëritë, pa i plotësua kriteret, a e dini që në Kosovë nuk ka kriter, te ne ka vetëm nepotizëm.

Unë ju siguroj se në botë nuk ka rini ma të mirë se sa ajo kosovare, më pro evropiane, ma pro drejtësisë, ma të përgatitur për me qenë pjesë e lokomotivës tuaj drejt një bote më të mirë. Unë jam Lulzim Beqiri, një ekonomist i ri që fal Zotit kam një vend pune.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …