Kryetari serb, Aleksander Vuçiq: Nuk jemi më të dobët se shqiptarët, por më të dobët se Amerika

Kryetari, Vuçiq, ka deklaruar se Serbia vetë i merr vendimet dhe nuk do t’i bashkohet asnjë aleance, as NATO-s

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia vetë i merr vendimet dhe nuk do t’i  bashkohet asnjë aleance. Ajo vetë do ta zhvillojë ushtrinë dhe mbrojtjen. Ai ka bërë të ditur se në selinë e NATO-s, në Bruksel  e ka thënë hapur se Serbia nuk do të jetë shtet anëtar i NATO-s dhe këtë e kupton fort mirë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg. Ai e kupton situatën, askush nuk na detyron t’i bashkohemi NATO-s. Vuçiq ka thënë  se shteti të cilin e drejton ka ushtri të fortë dhe do ta zhvillojë e do ta bëjë edhe më të fortë, në mënyrë që ushtarët dhe policët të jetojnë më mirë. Duke folur për reagimin e senatorit amerikan Rona Johnson lidhur me Qendrën Humanitare në qytetin e Nishit, Vuçiq ka saktësuar se Serbia zyrtarisht e ka njoftuar Amerikën lidhur me atë qendër.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …