Albin Kurti

Kurti: Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans tjetër pas atij të VLAN-it

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se pas kësaj marrëveshje është shpërndarë LAA, por edhe PAN-i. Sipas Kurtit, tashmë formimi i qeverisë së re është lënë në dorën e Vuçiqit. Ai ka thënë se dëshira e madhe e AKR-së për të arritur në pushtet dhe në anën tjetër pasiviteti i LDK-së e humben një mundësi tjetër siç ka qenë ajo e VLAN-it.

“AKR doli nga koalicioni LAA. Ky koalicion parazgjedhor edhe zyrtarisht u shpërbë dje. Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it. Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh. Mirëpo, dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN. Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë. Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë. Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit. Shteti nuk është karrikë. Shteti ka karrika. Por, ka edhe karrika pa shtet, karrika në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit.26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …