Kryetari Thaçi: Shën Tereza simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur e cila i promovoi vlerat tona në gjithë botën

Kryetari Thaçi: Shën Tereza simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur e cila i promovoi vlerat tona në gjithë botën

Kryetari i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar njëvjetorin e shenjtërimit të ‘Nënë Terezës’ në Vatikan nga Papa Françesku. Ai shkruan se sot Prishtina po feston dyfish: Njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales. Thaçi thotë se Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.

“Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin. Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj”, është shprehur Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …