VMRO-DPMNE në Kuvendin e Maqedonisë kërkon të tërhiqet propozim-ligji për gjuhën shqipe

VMRO-DPMNE në Kuvendin e Maqedonisë kërkon që të tërhiqet propozim-ligji për gjuhën shqipe

VMRO-DPMNE kërkon të tërhiqet propozim-ligji për gjuhën shqipe dhe të kalojë në debat publik. Sipas tyre është shkelur kushtetuta dhe flamuri evropian. VMRO-DPMNE thotë se dygjuhesia nuk është kërkuar si kusht i BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë. Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për tërheqjen e këtij propozim-ligji nga rendi i ditës, nuk mori përkrahjen e deputetëve të shumicës. Kryetari i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi, dha gjysmë orë pauzë për shkak se deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan të drejtën e tyre për procedurale.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …