Kuvendi i Kosovës

Deputetët e koalicionit PAN dhe deputetët e pakicave nuk janë paraqitur në vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e koalicionit PDK-AAK NISMA dhe deputetët e pakicave kombëtare nuk janë paraqitur në vazhdimin e seancës konstituive. Pas pritjes rreth 25 minuta, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka shtyrë seancën për orën, 14:00. Në sallë u paraqitën vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Duke u bazuar në kandidaturën paraprake të PDK-së pritet që për postin e kryekuvendarit të nominohet lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli. Nëse Kuvendi arrinë të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët, konsiderohet i konstituuar.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …