Denis Spahija: Miqësia me Amerikën nuk duhet të lëkundet

Akademiku serb, Dushan Todoroviq thotë zemërplasur se Kosova nuk është zemra e Serbisë, por e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Akademiku serb, Dusan Todoroviq ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Ai e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për hapjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën në Serbi, duke shtuar se çështja e Kosovës është e kryer. “Nëse Vuçiq pretendon se është faktor i paqes dhe stabilitetit, ai solli një keqkuptim me Maqedoninë më parë, Kosova tashmë është çështje e djegur. Kjo duket se Serbia është e përfshirë në punët e fqinjëve”, deklaroi Todoroviq. “Në verë Vuçiqi bëri një ftesë për dialog të brendshëm, ndoshta edhe për njohjen e Kosovës. Kosova nuk është zemra e Serbisë, por e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai. Todoroviq tutje ka akuzuar disa liderë në Ballkan që sipas tij janë të maskuar. Sipas tij, Serbia do të mbetet një vend i pandryshuar nën sundimin autokratik në Aleksandar Vuçiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …