leoni

Qytetarët e Kosovës Lindore shpresojnë në Qeverinë Haradinaj

Shqiptarët e komunave të Kosovës Lindore shpresojnë se Qeveria Haradinaj do të iu dalë në ndihmë

Shqiptarët në Kosovën Lindore shpresojnë në reflektim të Qeverisë Haradinaj që të angazhohet më shumë për përmirësimin e të drejtave të tyre. Formimin e institucioneve në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë mirëpritur, ndërkohë që ata shpresojnë në qeverinë Haradinaj, që do të reflektojë në përmirësimin e të drejtave të tyre. Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, do të mund të jetojnë në një pozitë më të mirë vetëm atëherë kur dy shtetet shqiptare të jenë të qëndrueshme dhe kur ato do të interesohen për bashkëkombësit e tyre në këtë zonë, vlerësojnë qytetarët e kësaj treve. Telegrame urimi për formimin e institucioneve të reja në Kosovë kanë dërguar edhe përfaqësuesit institucional e politikë të Kosovës Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …