Drejtori
i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni e ka quajtur problem qasjen në
hetimin e pasurisë së zyrtarëve që kanë pasuri në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë hedhjes së shortit për kontrollimin e pasurisë, Preteni ka drejtuar një
varg kritikash ndaj punës së gjyqësorit, i cili përkundër fakteve që i ofron
kjo agjenci, nuk ka ngritur aktakuza. Sipas tij, një problem i papritur ka qenë
mos-bashkëpunimi serioz me Shqipërinë, kur është kërkuar sigurimi i të dhënave
për dyshime në lidhje me zyrtarë që kanë të regjistruar pasuri atje. Preteni është
shprehur njësoj i pakënaqur edhe me punën e gjyqësorit në hetimin e lëndëve që
kanë të bëjnë me deklarimin e pasurisë. Sipas drejtorit të Agjencisë kundër
Korrupsion, qëllimi është që të ashpërsohet politika ndëshkimore dhe të
disiplinohen zyrtarët në obligimin që kanë karshi ligjit për deklarimin e
pasurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak
Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
