Televizioni Top Chanel njofton se Qeveria e Gjermanisë është vënë në lëvizje për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e linjës së interkonjeskonit të transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Berlini zyrtar kërkon përshpejtimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes dhe përmes një shkrese zyrtare Ministria e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë i është drejtuar Sekretariatit të Energjisë në Vjenë për zhbllokimin e situatës. Disa muaj më parë ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili në Parlament pati deklaruar se do të kërkonte ndihmën e Gjermanisë për këtë konflikt. Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është financuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe ka kushtuar 75 milion euro dhe do të kishte efekte të shumta pozitive në Shqipëri dhe Kosovë duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.
