KK i Malishevës, miratoi rregulloren për tatimin mbi pronë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi i saj, Aziz Thaçi, ka mbajtur  mbledhjen e tetë të radhës për këtë vit, ku është diskutuar në lexim të parë, draft buxheti i Komunës së Malishevës, për vitin e ardhshëm. Leximi i dytë, do të bëhet në vazhdimin e kësaj mbledhje, me datë 20 shtator. Përndryshe, në mbledhjen e së premtes, KK i Malishevës, pas shqyrtimit, ka miratuar Rregulloren për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2018. Po ashtu, në këtë mbledhje, ka miratuar edhe kërkesën e Kryetarit të Komunës së malishevës, për vazhdimin e pagesës për familjet e dëshmorëve, të cilët kanë rënë në mbrojtje të trojeve shqiptare. Në këtë mbledhje, janë miratuar edhe kërkesat e tre qytetarëve, për lirim nga taksa komunale për leje ndërtimi, përkatësisht pajisje me leje ndërtimi, të cilët janë përfitues të granteve qeveritare në bujqësi. Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi i saj, Aziz Thaçi, ka mbajtur  mbledhjen e tetë të radhës për këtë vit, ku është diskutuar në lexim të parë, draft buxheti i Komunës së Malishevës, për vitin e ardhshëm. Leximi i dytë, do të bëhet në vazhdimin e kësaj mbledhje, me datë 20 shtator. Përndryshe, në mbledhjen e së premtes, KK i Malishevës, pas shqyrtimit, ka miratuar Rregulloren për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2018. Po ashtu, në këtë mbledhje, ka miratuar edhe kërkesën e Kryetarit të Komunës së malishevës, për vazhdimin e pagesës për familjet e dëshmorëve, të cilët kanë rënë në mbrojtje të trojeve shqiptare. Në këtë mbledhje, janë miratuar edhe kërkesat e tre qytetarëve, për lirim nga taksa komunale për leje ndërtimi, përkatësisht pajisje me leje ndërtimi, të cilët janë përfitues të granteve qeveritare në bujqësi.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …