Është mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Komuniteteve në Deçan

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës në Deçan ka mbajt takimin e rregullt, ku të pranishëm ishin anëtarët e rregullt të këtij komiteti, përfaqësues nga Policia e Kosovës, UNMIK-ut dhe KFOR-it. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, takimin e nisi kryesuesi Muharrem Sadrijaj. Gjatë këtij takimi, janë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me gjendjen e komuniteteve të caktuara në shoqërinë e Deçanit. Ndërsa nga përfaqësuesi i policisë së Kosovës thuhet se brenda kësaj kohe situata në komunën e Deçanit ka qen e qetë pa ndonjë rast për tu theksuar. Shaban Pejqinoviq, nga zyra e ZLK-së i informoi anëtarët e komitetit, për kohën sa kanë qen në muajin Gusht në pushim zyra e ZLK-së ka qen e hapur për kërkesat e komunitetit që të jenë sa më afër tyre por nuk ka pas ndonjë kërkesë të veçante. Nga anëtarët e këtij takimi Sanije Thaçi që përfaqëson AAK-në dhe Ismet Çekaj nga LDK-ja, kanë kërkuar që në planifikimin buxhetorë të vitit 2018 të planifikohen mjete për komunitetin në komunë e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …