Vujiçiq: Ushtria e Kosovës nuk do të jetë kërcënim për paqen dhe stabilitetin e vendeve të rajonit ashtu siç po mundohet ta paraqes Vulini

Vujiçiq: Ushtria e Kosovës nuk do të jetë kërcënim për paqen dhe stabilitetin e vendeve të rajonit ashtu siç po mundohet ta paraqes Vulini

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq ka deklaruar se së shpejti deputetët serbë nuk do të kenë dilema për votimin e Ushtrisë së Kosovës.  Këtë ai e ka argumentuar në faktin se ata kanë dhënë betimin si përfaqësues të Republikës së Kosovës. Sipas tij, krijimi i Ushtrisë së Kosovës nuk do të ishte rrezik për askënd, duke përfshirë edhe Serbinë. “Forca e tanishme Mbrojtëse dhe e ardhmja e Armatosur e Kosovës, në partneritet me NATO-n dhe me SHBA-në, nuk do të jetë kërcënim për paqen dhe stabilitetin e vendeve të rajonit, siç dëshiron ta paraqes ministri Vulin, por do të jetë e kundërta, garant i tij”, ka thënë Vujiçiq, transmeton lajmi.net

Sipas tij, serbët duhet ta votojnë Ushtrinë pasi kjo garanton sigurinë territoriale të Kosovës dhe respektimin e Kushtetuës. “Me këtë veprim, ata janë zotuar se do të punojnë në interes të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj, se do të angazhohen në mbrojtjen dhe respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe integritetit institucional të Kosovës, për garantim të lirive dhe të drejtave të njeriut, në pajtim me ligjet e vendit dhe standardeve evropiane”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …