Delegacioni i Kosovës është takuar me Sekretarin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Delegacioni i Kosovës është takuar me Sekretarin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Kryetari Hashim Thaçi, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

“Së bashku me Presidentin Thaçi pak më herët takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqesinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. E falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që kjo Organizatë dhe shtete anëtare të saj i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në lidhje me konsolidimin e shtetësisë dhe integrimin e plotë të vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare.  Shprehëm zotimet dhe përkushtimet tona për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve”, ka shkruar Pacolli në rrjetin soocial.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …