Republika e Kosovës renditet ndër vendet më të sigurta në botë nga ndikimi i terrorizmi

Gazmend Abrashi: Ligji për Prishtinën do të bëhet në qeverisjen Haradinaj

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se Qeveria Haradinaj ashtu siç ka filluar me dinamikë dhe seriozitet në punë, po me këtë ritëm do ta propozojë projektligjin për Prishtinën. Ai ka shkruar në rrjetin social se kryeqyteti ynë meritonte që moti të kishte një ligj i cili do i jepte status të veçantë Prishtinës, si në aspektin organizativ, po ashtu edhe në atë financiar.

“Ishin pikërisht  inatet dhe injoranca politike që e lanë deri tash Prishtinën pa këtë ligj. Miratimi i këtij ligji duhet t’i tejkaloj konturat partiake, ngase kur është fjala për interesin e Prishtinës, të gjithë flamujt partiak duhet t’i ulim poshtë. Qeveria Haradinaj ashtu siç ka filluar me dinamikë dhe seriozitet në punë, po me këtë ritëm do ta propozoj projektligjin për Prishtinën. Më miratimin e këtij ligji, Prishtina dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë si në planin financiar (me ndarjen e granteve etj.) gjithashtu edhe në statusin e saj, duke e marrë një pozitë edhe de jure të privilegjuar si kryeqytet i Republikës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …