Kadri Veseli: Platforma qeverisëse e PDK-së, forcë e ndryshimit dhe investimeve kapitale për Kastriotin

Kadri Veseli: Platforma qeverisëse e PDK-së, forcë e ndryshimit dhe investimeve kapitale për Kastriotin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Kastriotit Nysret Kelmendi do të zbatojë në tërësi Ligjin për Kastriotin, i cili garanton hapjen e dy mijë vendeve të punës. Ai në një status në rrjetin social ka ka shkruar se qytetarët e Komunës së Obiliqit, më 22 tetor do të vendosin për ndryshimin e madh, duke votuar Nysret Kelmendin për kryetar komune.

“Platforma qeverisëse e PDK-së është forcë e ndryshimit për këtë qytet, e cila garanton investime kapitale për katër vjet më shumë sesa të gjitha investimet e bëra që nga paslufta në këtë komunë. Kryetari i ri Nysret Kelmendi do të zbatojë plotësisht Ligjin për Obiliqin, i cili garanton hapjen e rreth 2 mijë vendeve të reja të punës dhe hap perspektivë të re zhvillimore”, shkruan Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …