Hashim Thaci

Thaçi: Kosova dhe Serbia duhet të përmbyllin kapitullin e armiqësive me një marrëveshje reciproke

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbyllin kapitullin e armiqësive me një marrëveshje për normalizimin e raporteve reciproke. Ai ka mbrojtur idenë e tij që marrëveshja përfundimtare me Serbinë t’i nënshtrohet edhe referendumit. “Mendoj se përtej bartësve të institucioneve, përtej Qeverisë, përtej Kuvendit, duhet që kësaj radhe këtë marrëveshje ta përcjellim te vet sovrani përmes vullnetit të tij, pra populli i Kosovës. Dhe kjo mundësi duhet të ofrohet”, ka deklaruar Thaçi, i cili aktualisht po qëndron në Nju Jork, ku po zhvillon takime me përfaqësues ndërkombëtarë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai beson se  Kosova shumë shpejt do të ketë vendin e vet në këtë organizatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …