Kryetari Thaçi është takuar me kryetarin e Gajanës, David Arthur Granger

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryetari, Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e Gajanës, David Arthur. Ata biseduan për mundësit e rritjes së bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja vendeve, shkëmbimeve tregtare dhe në fushën e arsimit. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari, Hathim Thaçi vlerësoi se mbështetja e Gajanës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme. Kryetari Thaçi shtoi më tutje se Gajana mund ta mbështesë Kosovën për t’i bindur shtetet e CARICOM-it që nuk e kanë njohur Kosovën ta pranojnë pavarësinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti premtoi ulje të çmimit të rrymës, por çmimi u rrit me mbi 16 % për qytetarët

Gjatë fushatës zgjedhore të viteve të kaluara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte zotuar publikisht …