Vujiçiq: Kosova të përmbushë obligimet ndaj Malit të Zi dhe malazezëve

Vujiçiq: Kosova të përmbushë obligimet ndaj Malit të Zi dhe malazezëve

Kryetari i Shoqatës së malazezëve në Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe partive politike që të tejkalojnë konfliktet e brendshme dhe në kohën sa më të shkurtër të përmbushin obligimet e marra ndaj Malit të Zi dhe bashkësisë ndërkombëtare, përshirë dhe demarkacionin për kufirin. Ai ka thënë se Prishtina zyrtare që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, asnjërën prej obligimeve të marra ndaj Malit të Zi dhe malazezëve në Kosovë nuk e ka kryer në tërësi dhe nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna. Sipas tij, moskryerja e obligimeve dhe premtimeve ka të bëjë me ratifikimin e demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës, nga e cila edhe ndjeshëm varet edhe e ardhmja dhe dinamika me të cilën do të shkojmë drejt integrimeve euroatlantike.

“Kemi premtimet deklarative tash e 10 vjet se malazezët së shpejti do të jenë kategori kushtetuese, edhe pse pranimi ynë kushtetues realisht nuk shihet askund. Ajo që është lehtë e realizueshme, është fillimi i implementimit të strategjisë për integrim dhe afirmim të bashkësisë malazeze dhe hapja e Qendrës zhvillimore, për më shumë se dy vjet nuk ka vullnet as pjekuri politike që të fillohet me realizim”, ka thënë Vujiçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …