Bedri Hamza: Bazuar në situatën që ndodhemi, PDK do ta votojnë rishikimin e buxhetit për vitin 2020

Ministri i Financave Bedri Hamza: Deri në kategorizimin e listës së veteraneve, do të zbatojmë ligjin bazik

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ministria që ai udhëheqë do të respektojë ndryshim-plotësimin e ligjit për veteranët e luftës, por se për momentin do të respektojë nenin 16 A, ku sipas tij në paragrafin e 3 të këtij neni, thuhet se skema pensionale e veteranëve duhet të zbatohet sipas ligjit bazik deri në kategorizimin e listës së veteraneve. Duke iu përgjigjur interesimit të deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami, lidhur me këtë çështje, Hamza tha se Ministria e Financave ka vepruar drejt duke i gjetur fondet për pagesat e pensioneve të kësaj kategorie.

“Po MF gjatë draftimit të ligjit të buxhetit 2017 dhe atij të vitit 2018 do ta respektojmë në tërësi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së. Por,  neni 16 A,  pika 2, paragrafi 3 thotë se ligji zbatohet pas kategorizimit përfundimtar, ndërsa deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit të luftës së UÇK-së skema pensionale zbatohet sipas ligjit bazik”, tha Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …