Kryeministri Haradinaj thotë se për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë, janë shpenzuar vetëm 175 mijë euro

Kryeministri Haradinaj: Vota ime për versionin aktual të Demarkacionit është Jo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është këmbëngulës se nuk e përkrah versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo deklaratë e kryeministrit është bërë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u pyet nga deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj nëse ka ndërruar qëndrim për Demarkacionin.

“Zona që po flasim edhe parimi i ndarjes së territorit janë majat e larta, nga Çakorri, Kulla, do të thotë majat e larta. Zona e Bjelluhes përfshihet nga pjesa e majës e këtej dhe nuk shoh ndonjë dallim. Nuk e kam precizuar asnjëherë krejt vijën majë m’maje, por kontesti është i hapur në dy rrugë, pra akset rrugore prej Plavës dhe ajo që vjen prej Rozhajës. Shikoni, Arbitrazhi si temë, procedurat si pasojnë mes shteteve ose standardet unë nuk i shpiku sot. Pra ajo që është në kompetencë tonën jemi duke e bërë, e kemi ndërruar një komision, ka filluar punën një komision tjetër i ka duart e lira, e ka përkrahjen e kabinetit dhe partnerëve të koalicionit që ta gjejë të vërtetën. Ne presim të vërtetën, nuk mundemi tash të prejudikojmë tani, presim të gjeturat dhe do të diskutojmë bashkë. Ju e dini qysh është vota ime personale për këtë version, është jo edhe mbetet jo”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …