Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja qeverive

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja qeverive

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja qeverive, ku do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit ndërmjet dy shteteve. Po ashtu gjatë kësaj mbledhjeje do të synohen projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikohet mundësia e krijimit të pikave të përbashkëta doganore. Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takimin në mes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme. Në ndërkohë, sa i përket vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë përkitazi me anëtarësimin e Kosovës  në Organizata Ndërkombëtare, pritet që Maqedonia t’i përmbahet dhe të veprojë në linjë me vendimin e saj për njohjen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …