Ministri Reçica priti delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, priti delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe masat që do të merren në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,  gjithashtu si temë ishin skemat sociale, ato pensionale si dhe ato për kategoritë e luftës. Temë diskutimi ishin dhe politikat lidhur me legjislacionin e ri të paraparë me planin qeverisës të Republikës së Kosovës.

Ministri Reçica i njoftoi mysafirët me planet e tij për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me këto kategori.

Bashkëbiseduesit u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …