Basri Sejdiun, është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Basri Sejdiu, është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se pas diskutimeve, ka caktuar Basri Sejdiun, Drejtor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Sejdiu, deri tani ka shërbyes si ushtrues detyre i  shefit të kardiologjisë invazive në QKUK. Përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me rastin e pranim të detyrës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehën përkrahje për Sejdiun, duke  i dëshiruar suksese në detyrën e re. Basri Sejdiu, UD Drejtor i Përgjithshëm,  theksoi se do të vazhdojë  me  punët e mbetura, por me prioritet të lartë do të punoj në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, ku do të krijohen kushte që pacientët të mos dalin jashtë institucioneve  shëndetësore publike, por shërbimin ta marrin brenda institucioneve publike.  Poashtu, ai është zotuar se do të punojë dhe angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari bashkojnë zërin për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari bashkojnë zërin për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari kanë përcjellë një mesazh të përbashkët për shqiptarët e Preshevës, …