Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore vazhdojnë të prijnë me të hyrat që derdhin në buxhetin e vendit

Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore vazhdojnë të prijnë me të hyrat që derdhin në buxhetin e vendit

Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore vazhdojnë të prijnë për kah të hyrat që derdhin në buxhetin e Kosovës. Rreth dy miliardë euro është buxheti për këtë vit, shifër kjo e parashikuar edhe për buxhetin e vitit 2018. Agjencitë kryesore që mbushin buxhetin, vlerësohet se kanë treguar performacë të mirë në mbledhjen e të hyrave gjatë nëntë mujorit të këtij viti. Administrata Tatimore e Kosovës ka një trend pozitiv në rritjen e të hyrave tatimore, thonë zyrtarët në ATK. Valentina Bytyqi- Sefa zëdhënëse në këtë agjenci ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nga 423 milionë euro sa është paraparë të grumbullojë Administrata Tatimore e Kosovës, për këtë periudhë ka arritur të mbledhë 304 milionë euro, ose 13.2 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …