Kryetari Thaçi udhëton drejt Hagës ku dhe do të mbajë një ligjëratë si dhe do të takojë zyrtarë të lartë holandez

Prokurorët dhe gjyqtarët e serb refuzojnë dekretimin nga Kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi

Prokurorët dhe gjyqtarët serbë nga veriu nuk kanë shkuar sot të kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u dekretuar. Lidhur me ketë rast, Zyra e Kryetarit ka lëshuar një deklaratë për medie, në të cilën ka bërë me dije se ishte e gatshme të presë ardhjen 42 gjyqtarëve dhe 14 prokurorëve nga komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, të cilët, pas dekretimit nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej t’i bashkohen sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial të Republikës së Kosovës.

“Sot, dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet joshumicë nuk ndodhi për shkakun që kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, nuk erdhën për dekretim. Ata nuk erdhën ngaqë u penguan nga Republika e Serbisë, me qëllimin e vetëm që të mos lejojë integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”, është thënë ndër të tjera në deklaratën e Presidencës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …