Zëvendëskryeministrja bullgare, Ekaterina Zaharieva - Thaçit: Kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik

Zëvendëskryeministrja bullgare, Ekaterina Zaharieva – Thaçit: Kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve te Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Kosovës gjatë procesit të shtet ndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Bullgaria është partner strategjik i Kosovës”, u shpreh Kryetari Thaçi duke shtuar se Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike. Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira bilaterale. Tani kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet të dyja vendeve”, ka theksuar ai.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve te Jashtme te Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thënë se Bullgaria mbështet të gjitha përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon. “Duhet të shikojmë kah e ardhmja në paqe e bashkëpunim”, u shpreh ajo. Sipas një komunikate, Kryetari Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Bullgarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …