Banka Qendrore e Kosovës ka paraqitur raportin për tremujorin e dytë në të cilin janë pasqyruar shpenzimet qeveritare. Nga raporti mësohet se shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje janë rritur prej 0.6 për qind dhe kanë arrit vlerën 274 milionë e 200 mijë euro. Më tutje në raport thuhet se Subvencionet dhe transferet shënuan rritje për 9 për qind dhe arritën vlerën 23i milionë euro. Rritjen më të lartë e shënuan investimet kapitale të cilat arritën vlerën prej 159.3 milionë euro që janë për 18.7 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar. Borxhi publik arriti në 947.5 milionë euro në qershor 2017, që tregon për një rritje prej 15.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 15.5 për qind nga 13.8 për qind. Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të jashtëm prej 15.5 për qind, vlera e të cilit ka arritur në 443.0 milionë euro dhe borxhit të brendshëm prej 15.1 për qind 504.5 milionë euro.
