Mashtrim i madh, Bardhyl Mahmuti

Libri, “Mashtrimi i Madh” i autorit, Bardhyl Mahmuti edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Iris, ekonomiste me origjinë shqiptare që jeton dhe punon në SHBA, e cila ka pasur mundësinë ta lexojë në dorëshkrim versionin anglisht të librit « Mashtrimi i Madh » (« Blood Libel » – Shpifje gjaku) dhe që dha sugjerimet e veta ende pa u botuar, dorëzoi nga një ekzemplarë të librit në dy shkolla prestigjioze amerikane. Një kopje e librit “Blood Libel” tani ndodhet edhe në Bibliotekën e « Harvard Kennedy School of Government » në Cambridge të Massachusetts dhe në Departamentin e shkencave politike të « Massachusetts Institute of Technology ». Falë përkushtimit të Irisit studentëve të interesuar për ngjarjet në Ballkan u ofrohet një qasje shkencore me argumente të pakontestueshme për gjenocidin serb në Kosovë dhe legjitimitetin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të ndërprerë këtë gjenocidi.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Adem Demaçi dhe projekti i tij për TV-Diellin

Mujë Hyseni: TV DIELLIT

Për mua sot qe o një ditë e mbarë U binda unë sot qe kemi …