leoni

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur në një takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezidentë në Kroaci Daniel Maksymiuk

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim ambasadorin e Kanadasë, në Kroaci. Daniel Maksymiuk

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur në një takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezidentë në Kroaci Daniel Maksymiuk, me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik. Me këtë rast, ministri Lluka ka njoftuar ambasadorin Maksymiuk për projektet dhe prioritetet e MZHE-së, duke u fokusuar në fushat e energjisë dhe minierave. Sipas një komunikte të MZH-së, Ministri Lluka prezantoi planet e tij për rritje të transparencës në të gjitha projektet që drejtohen nga MZHE, mënyrë kjo e cila do t’i nxisë investitorët e shteteve tjera të investojnë dhe t’a ndihmojnë Kosovën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. Ambasadori Maksymiuk, ka përgëzuar Ministrin Lluka për praktikat  transparente në fushën e ekonomisë, duke shtuar se kjo do të ndikoj në bashkëpunimin e mëtejmë mes dyja vendeve. Ambasadori Maksymiuk tha se minierat janë fushë, në të cilat investitorët e huaj kanë interesim të investojnë, duke shtuar se kjo do të ndikonte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …