Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj viziton Gjermaninë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës Teuta Haxhiu ndodhen në vizitë zyrtare në Gjermani.  Ministri Lekaj në prononcimin e tij lidhur me vizitën në Gjermani, deklaroi:

“Në ditën e parë të vizitës zyrtare që po e realizojmë në Gjermani, në Republikën e Nordrhein-Westfalen, që ka 18 milionë banorë dhe e cila është republika më e zhvilluar në Gjermani dhe e pesta në Evropë, takuam presidentin e Parlamentit, Andre Kuper, me të cilin shumë miqësisht dhe në mënyrë të hapur biseduam për rreth një orë për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që na presin, disa nga të cilat janë edhe në nivel botëror, siç është siguria e njerëzve nga dukuritë negative. E falënderova presidentin  Kuper për mbështetjen që Republika Federale e Gjermanisë, në veçanti ajo e Nordrhein-Westfalen, i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe e ftova që të vazhdojnë mbështetjen për përmbylljen e tranzicionit në Kosovë. Temat kryesore ishin kryesisht mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës sipas standardeve evropiane dhe sjellja e ekspertizës gjermane në modernizimin e hekurudhave, ndërsa çështje tjetër që u diskutua ishte edhe hapja e shkollave profesionale për t’i materializuar investimet. Për të gjitha këto dhe me qëllim që presidenti Kuper t’i shohë nga afër mundësitë për investitorët gjermanë, e ftova që në kohën me të afërt ta vizitojë Kosovën”, thuhet në prononcimin e Ministrit Pal Lekaj lidhur me aktivitetet e zhvilluara ditën e parë të qëndrimit zyrtar në Republikën Federale të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …