Kryetari Thaçi: Fal KFOR-it, Forca e Sigurisë së Kosovës sot është forcë profesionale

Kryetari Thaçi: Fal KFOR-it, Forca e Sigurisë së Kosovës sot është forcë profesionale

Kryetari i vendit Hashim Thaçi tha sot se komandanti në largim i KFOR-it Giovani Fungo është mik i dëshmuar i Kosovës dhe rajonit. “Sot me ndjenjë të mirënjohjes i them faleminderit dhe mirupafshim. Koha kur ka shërbyer Fungo ka qenë kohë e rëndësishme në vend. I jemi mirënjohës të gjithë ushtarëve që shërbejnë në KFOR. KFOR-i ruan dhe ndërton paqen”, tha kryetari Thaçi në ceremoninë e ndërrimit të komandave në forcën paqeruajtëse në Kosovë.

Kosova sipas kreut të shtetit mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe dialogun me Serbinë, ndërsa ka thënë se duke iu falënderuar KFOR-it dhe NATO-s Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multientike dhe profesionale. “FSK tani është e gatshme për kompetenca të reja dhe mision të ri”, ka thënë ai.  Në selinë e KFOR-it po bëhet ndërrimi i komandës ku italiani Giovani Fungo lë detyrën pasardhësit të tij Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …