Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopulu, reagoi kundër të vërtetave të transmetuara në një program të RTK-së

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopulu, reagoi kundër të vërtetave të transmetuara në një program të RTK-së

Shefja e EULEX-it në Kosovë, grekja, Alexandra Papadopulu, ka reaguar kundër një emisioni të transmetuar në RTK,  lidhur me presionin që menaxhmenti i lartë i EULEX-it ka ushtruar vazhdimisht në gjyqtarët e vet, duke ndikuar vendimet në disa procese gjyqësore kundër eprorëve të UÇK-së, sidomos në Drenicë. Papadopulu thotë se thashethemet dhe fjalët nuk janë mënyra për ta promovuar sundimin e ligjit në Kosovë. Shefes së EULEX-it nuk i pëlqejnë dëshmitë faktike të sjelljeve jonjerëzore të zyrtarëve të të këtij misioni, edhe atë herë kyr fyejnë e injorojnë, dhe në vend se ajo të mbështetet procedurat për përgjegjësi, reagon kundër zbardhjes së informatave të dala nga vetë autoritetet e misionit. Përpjekja për ta mbuluar dhe për ta deformuar drejtësinë, nuk do të duhej të ishte e denjë për një mision që ka detyrë ta vendos dhe ta zbatojë drejtësinë, sikur ka pretenduar dhe pretendon EULEX-i, por që asnjëherë nuk e ka demonstruar  me shembuj konkretë, jo të paktën ne ndjekjet që u ka bërë shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …