Kryetari Thaçi: Transformimi i FSK-së në ushtri do të bëhet në pajtim me Kushtetutën

Kryetari Thaçi: Transformimi i FSK-së në ushtri do të bëhet në pajtim me Kushtetutën

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se anëtarësimi i shteteve të rajonit në aleancën veriatlantike, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës, do të zgjidhte problemet e sigurisë me të cilat përballet rajoni ynë. Ajo theksoi se së shpejti Shqipëria do të ketë edhe atasheun e vet rezident në Kosovë. “E mbështesim transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura”, u shpreh Xhaçka gjatë takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë Thaçi e ka falënderuar ministren Xhaçka për mbështetjen që Qeveria e Shqipërisë po i jep Kosovës kudo në botë. “Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe ne po mësojmë nga përvoja 105 vjeçare e shtetit shqiptar”, u shpreh ai, duke vlerësuar lart kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale si pjesë e NATO-s.

Kryetari Thaçi dhe ministrja Xhaçka kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilin janë pajtuar se mund të thellohet edhe më shumë. Kreu i shtetit ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë model i profesionalizmit dhe i shumetnicitetit, si dhe ka shprehur bindjen se transformimi i saj në ushtri do të bëhet në pajtim me Kushtetutën, bashkësinë ndërkombëtare dhe me të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …