Kryeministri Haradinaj

Kryeministri Haradinaj: Dita e Flamurit shënon rimëkëmbjen e kombit tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 28 Nëntori, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar.

“Dita e Flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë. 28 Nëntori i bekuar, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme dhe synimi jonë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euroatlantike. Kjo ditë na jep nder e na bën krenar!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …