Beogradi ka paralajmëruar se do të angazhohet fuqishëm për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovën në INTERPOL

Serbia paralajmëron ankesë ndaj Interpolit për shkak të largimit të fletarrestit të lëshuar kundër kryeministrit Haradinaj

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të Interpolit që fletarrestet e lëshuara nga Serbia kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe 17 personave të tjerë të mos jenë më në fuqi. Në komunikatë thuhet, se MPB e Serbisë do të ndërmarrë iniciativë që Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria për krime lufte bashkërisht të bëjnë ankesën ndaj vendimit të Interpolit. Ministria e Drejtësisë së Serbisë nuk ka marrë njoftimin nga Interpoli për heqjen e fletarrestit ndaj Haradinajt, thanë zyrtarë të kësaj ministrie për agjencinë e lajmeve serbe Beta. Haradinaj deklaroi sot se zyrtarisht nuk është i informuar për vendimin për heqjen e fletarrestit ndaj tij dhe 17 personave të tjerë nga Kosova.  Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, tha dje se Interpoli ka hequr fletarrestet ndaj Haradinajt dhe 17 personave të tjerë, të cilat Serbia i kishte dërguar në Interpol.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …