Kryekuvendari Veseli sërish thotë se kjo javë do të jetë përfundimtare për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Si shqiptar do ta mbroja kufirin nga Ulqini deri në Shkup

Kryetari i Kuvendit, njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se demarkacioni do të shkojë në Kuvend pasi ta përfundojë punën Komisioni për Punë të Jashtme. Ai ka thënë se kjo çështje nuk është partiake por interes nacional, raporton lajmi.net. Sipas tij, Kosova është duke u vonuar në këtë çështje.

“Kjo çështje duhet të përfundojë dhe të vazhdojmë me kufirin me Serbinë. Kosova ka kufijtë e saj dhe ata duhet ratifikuar. Po të pyetesha unë dhe të flisja me emocione si shqiptar kufirin do ta mbroja nga Ulqini e deri në Shkup por tash duhet t’i lëmë pallavrat”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …