Kryeministri Haradinaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin

Organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, në Prishtinë u mbajt tryeza ku u paraqitën çështjet kryesore të autidimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit. Gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, kryeministri, Ramush Haradinaj pasi përgëzoi Auditorin e Përgjithshëm për punën që po bën, ai e ftoi që të jetë sa më konkret në detyrat dhe punën e tij si dhe kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin. Korrupsioni duhet të pasqyrohet në mënyrë reale në të gjitha raportet dhe gjetjet duhet të jenë të paraqitura në mënyrë substanciale dhe nëse korrupsioni luftohet në mënyrë substanciale, ndriçohet e ardhmja e fëmijëve tani, theksoi kryeministri, Ramush Haradinaj. Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kërkoi që Qeveria e Kosovës të iniciojë një proces të monitorimit sistematik dhe të kërkojë nga të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë me kohë rekomandimet e Auditorit.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …