Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Brenda Vetëvendosjes po instalohet një mënyrë e të menduarit politik që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti i ka kërkuar falje kolegut të saj, Albin Kurti, pas një ofendimi intern. Ajo ka thënë se “Gjuha që kam përdorur në komunikimin e grupit të deputetëve është jashtë kornizave normale të diskutimit. Duke qenë kështu ajo është e papranueshme dhe e pajustifikueshme. Një reagim i tillë imi vjen pas disa problemeve e mospajtimeve të thella politike e organizative që i kam me njerëz të caktuar në Lëvizjen. Ka një kohë që brenda organizatës sonë po synon të instalohet një mënyrë e caktuar të menduarit e vepruarit politike që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve e anëtarëve, ku përmes shpifjeve e insinuatave, të pavërtetave e gjysmë të vërtetave, është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar. Kjo e rrezikon Lëvizjen sepse instalon një mendësi politike në të cilën mbytet demokracia e diskutimi i sinqertë parimor e i hapur i qëndrimeve tona politike e vendimeve tona organizative. Këto probleme e mospajtime kanë më shumë se një vit që po zgjasin. Vazhdimisht kam qenë e përfshirë në tentim që t’i zgjidhim ato. Kjo do të jetë fuqia organizative e VETËVENDOSJE!-s. Mirëpo tentimet tona kanë qenë të minuara e vazhdojnë të minohen nga njerëz të caktuar. Unë edhe sot nuk e di se kujt i konvenon që këto probleme, në vend se t’i zgjidhim brenda t’i publikojnë në media? Nuk e kuptoj kujt i intereson që të kemi proces të linçimit publik brenda  VETËVENDOSJES, ka thënë mes tjerash Aida Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …