Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të SHBA-së

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të SHBA-së

Njëri nga interesat kryesorë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmohen vendet e rajonit për t’u integruar në pjesën tjetër të Evropës dhe të ndërtohet një e ardhme demokratike dhe stabile. Kështu ka deklaruar zëvendës ndihmës sekretari për Evropën dhe Çështjet Evropiane në administratën amerikane në Uashington Hoyt Brian Yee në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1. “Interesi ynë është që vendet e rajonit të kenë një ekonomi të respektuar, e cila u jep atyre një shans për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë”, deklaroi Yee.

Ai ka hedhur poshtë pohimet e mediave se do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Maqedoni, duke thënë se është i kënaqur me punën që është duke kryer, transmeton KosovaPress. Duke iu referuar paralajmërimeve për një strategji të re të SHBA-së për Ballkanin, Yee thekson se Qeveria amerikane mbështet fuqishëm aspiratat për anëtarësim në BE. “Vendet që duan të bëhen anëtare të BE-së, NATO-s ose cilësdo organizatë tjetër ndërkombëtare, duhet t’i bindin liderët ose anëtaret e këtyre organizatave se janë me të vërtetë të përkushtuar për këtë”, është shprehur Yee.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi akuzon Kurtin për dështime në energji dhe lidhje me biznesmenë të dyshimtë

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, tash pjesë e AAK-së, ka …