Betohet kryetari i ri i Skenderajt Bekim Jashari

Betohet kryetari i ri i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari

Pas betimit të tij kryetari i Skenderajt Belim Jashari tha para asamblistëve se sot është një fillim i epokës së re qeverisëse për Skenderajn mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies. Ai u shpreh se si sot i kujtohet inicimi i peticionit nga qytetarët që kërkonin nga ai të kandidonte për kryetar. Jashari duke iu drejtuar motrës së tij Besartës, tha se sot po fillon një sfidë po si ajo e të parëve të tyre që u flijuan vetëdijshëm për lirinë e Kosovës. Kreu i Skenderajt kërkoi nga qytetarët që t’i japin një dorë që ta bëjnë realitet ndryshimin. Ai shtoi se jo rastësisht në fushatë nuk ka premtuar asgjë përveç transparencës e llogaridhënies. Sepse sipas tij kjo do të sjellë më shumë investime në arsim, shëndetësi, sport e në të gjitha fushat. Me këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës nga ish kryetari Sami Lushtaku, te kryetari i ri, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

PDK mbështet protestën më 17 shkurt: Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, jo politikë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me protestën …