leoni

Sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës se Kombeve të Bashkuara do të flitet për Kosovën

Shqipëria gjendet përpara një sprove të vështirë në OKB, në raport me Shtetet e Bashkuara

Shqipëria ndodhet përpara një sprove të vështirë në OKB, në raport me Shtetet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është mbledhur për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të hidhet në votë rezoluta kritike ndaj vendimit të presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, si dhe zhvendosjes së Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Vet kryetari Trump tha se kombeve që do të votonin kundër Amerikës do t’iu ndërpritej asistenca financiare. Shqipëria është pikërisht njëra prej vendeve që e përfiton këtë lloj mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara. “Le të votojnë kundër nesh po deshën, nuk na bëhet vonë. Do të kursejmë më shumë, sepse nuk do të ndodhë më si përpara, që të votohet kundër nesh, e ne prapë të japim miliona e miliona dollarë. Nuk do të përfitojnë më prej Amerikës, kjo është e sigurtë”, deklaroi presidenti Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …