Kryetari, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur në Kuvend fjalimin e tij vjetor

Kryetari, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur në Kuvend fjalimin e tij vjetor

Kryetari, Hashim Thaçi, sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka mbajtur fjalimin vjetor ku ka folur për zhvillimet në vend dhe punën që ka bërë Presidenca në forcimin e shtetësisë së Kosovës. Ai tha para deputetëve  se prioritet i tij mbetet angazhimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Në kuadër të këtyre përpjekjeve, jam angazhuar për respektim dhe fuqizim të të drejtave të njeriut për secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Duke filluar nga diskutimet për nevojën për përfaqësim të barabartë të gruas në të gjitha institucionet e deri te “Parada e Nderit”, ku e kam bërë të qartë se shteti i Kosovës, shoqëria kosovare, janë ndërtuar mbi parimet e lirisë dhe barazisë për secilin qytetar”, ka thënë ai. “Ne e dimë se për ta rritur mirëqenien e qytetarëve tanë, ne duhet ta zhvillojmë ekonominë tonë dhe ta rrisim prodhimtarinë vendore”, u shpreh Thaçi.

Ai më tej tha se përkrahja e zhvillimit ekonomik të vendit ka filluar të marrë vend qendror në angazhimin e tij si, por edhe të institucioneve tjera të shtetit të Kosovës. “Në koordinim me institucionet relevante, e kam përkrahur nënshkrimin e kontratës për projektin për Kosovën e Re, që sjell investimin më të madh privat në historinë e Kosovës, me 1,3 miliardë euro investime e që do të hap mbi 10 mijë vende pune. Përveç kësaj, unë vazhdoj të besoj se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është kusht i domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …