Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Albert Zekaj: Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi dhe “tradhtarët”

Çështja e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, tani është njëra ndër pikat më të diskutuara në politikën ditore në Kosovë. Kjo çështje politikanëve ju është bërë therr në sy, pasi kjo çështje është kushtezuar nga Bashkimi Evropian më liberalizimin të vizave për shtetasit e Kosovës, ndërsa kjo çështje është një breng e madhe për popullin e Kosovës, dhe në veçanti për popullin që banojn në kufirin më Malin e Zi, pasi ata po humbin tokën të cilën e kishin trashëguar nga të parët e tyre, dhe brenga e tyre nuk është tani liberalizimi por humbja e tokës së tyre e cila është rreth 12.000 hektarë.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 25 gusht 2015 nga zv. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i asaj kohe, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni. Pas këtij nënshkrimi Hashim Thaçi dhe Skender Hyseni duhet të shpallen “tradhtarë” të Kombit Shqiptar dhe gjithashtu duhet të burgosen për shumë vite për këtë tradhti që i kanë bërë shtetit të Kosovës. Çështjen e demarkacionit më kufirin më Malin e Zi, që e kishte ngritur për herë të parë ishte  deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, më 25 mars të vitit 2011, por ky shqetësim kishte hasur në vesh të shurdhër të pushtetit ekzekutiv, dhe të deputetëve të pozitës dhe të opozitës.

Pas disa viteve kjo çështje ishte ngritur edhe nga Levizja Vetëvendosje, të cilët e kishin kundërshtuar, mirçpo ky kundërshtim i tyre ishte i vonshëm, pasi kjo marrëveshje tani vetëm ishte nënshkruar në Vjenë nga pala e Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Fakti më interesant ishte nga Krytari i Komisionit  Murat Meha për çështjen e demarkacionit, pasi ai në atlaset e tij gjeografike, vijen kufitare e kishte në vendin e duhur, mirëpo nga presioni i madh edhe Murat Meha e pranoi vijen kufitare ashtu siç ishte nënshkruar në Vjenë, edhe ky duhet të quhet tradhtarë dhe të denohet më burg.

Tani ka dalur në skenë kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj, i cili e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje që nga nënshkrimi në Vjenë. Ramush Haradinaj edhe pse e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje dhe i quante të pabesë apo “tradhtarë” pushtetin ekzekutiv në krye më Isa Mustafen dhe Kadri Veselin që ishin në koalicion dhe që më çdo kusht deshironin të miratohet kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, por nga presioni që i bënte opozita kjo marrëveshje u shty për një kohë të pacaktuar nga ish-kryeministri Mustafa, që me veprat e tij tregoi se është i gatshëm ta tradhtojë Kosovën për interesat e tij. por Ramush Haradinaj prap bëri koalicion më PDK-në, parti kjo që e përkrahte këtë marrëveshje, tani duhet ta kuptojmë që Ramush Haradinaj a është duke bërë politik ditorë më këtë çështje, apo do ta pranojë këtë  çështje?

Para disa ditëve Ramush Haradinaj e votoi të shkojë kjo pikë në Kuvendin e Kosovës, për tu miratuar nga vota të deputetëve. Tani duhet ta kuptojmë a ka presion ndërkombëtarë për të miratuar këtë pikë apo jo? Ramush Haradinaj tani radhen e ke ti radhen të tregohesh. Çështja e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, është shumë e dëmshme për shtetin e Kosovës, tani kjo çështje ka mbetet në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të presim a do të votojnë pro apo kundër kësaj marrëveshje?

Mbetet të shihet a do të shpallen tradhtarë, më votën e tyre apo jo?

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …